Vazhdon izolimi nga dëbora në zonat malore të Shqipërisë. Pavarësisht se reshtjet kanë pushuar dhe temperaturat janë rritur ndjeshëm, Thethi vazhdon të jetë i bllokuar totalisht.
Nga Boga në Qafë Thore rruga është hapur gjatë këtyre ditëve por gjithësesi duhen përdorur zinxhirë pasi ka prezencë të madhe akulli. Ndërsa nga Qafë Thoria deri në Theth është e pakalueshme.
Ka nga ato banor të këtyre zonave që u duhet të ecin për orë të tëra në këmbë për te kaluar pjesën e bllokuar. Nosh Nikaj nga Boga i cili po kthehet nga Thethi dhe thotë se rruga është e pakalueshme dhe i është dashur të ecë në këmbë.
“Po vij nga qafa e Thoris, rruga momentalisht është e bllokuar”, thotë Nosh Nikaj.
Burime nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturën Shkodër pohuan për Top Channel se ky aks është ne administrimin e Bashkisë Shkodër dhe se nga ana e Shtabit të Emergjencave bashkisë i është dhënë një traktor që mund ta përdorë për pjesën që ka mbetur pa u hapur, shkruan TCH.
Si pasojë e kësaj situate prej tre javësh banorët e Thethit kanë mbetur të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/