SKANDAL/ Policët e burgjeve duhet të blejnë vetë uniformën

SKANDAL/ Policët e burgjeve duhet të blejnë vetë uniformën

269
0
Shares

Emisioni investigativ “BOOM”  në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme mospaisjen me uniforma të punonjësve të policisë së burgjeve nga shteti.
Që prej vitit 2008 nuk është zhvilluar asnjë tender për blerjen e uniformave të policisë së burgjeve as në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe as në Ministrinë e Brendshme që e mori këtë të drejtë në vitin 2009.
Punonjësit e policisë së burgjeve për tu veshur me uniformën përkatëse kanë gjetur mënyra të ndryshme, duke sajuar vetë veshje të ngjashme dhe duke i blerë ato në rrugë private në dyqane të cilat furnizohen nga firma që kanë fituar tendera për veshje të policisë së shtetit.
Por meqë uniformat janë të ngjashme ata i shesin për punonjës të policisë së burgjeve me kartë identiteti.
Për policinë e shtetit dhe të burgjeve veshjet janë falas por nëse ndonjë efektiv kërkon të pajiset me veshje shtesë mund tu drejtohet këtyre dyqaneve.
Problemi konkret për rastin e policëve të institucioneve të vuajtjes së dënimit është se atyre nuk u ofrohet asnjë veshje nga institucioni dhe janë detyruar që prej vitit 2009 ti paguajnë nga xhepi veshjet, duke i blerë në këto dyqane.
Emisioni “BOOM” pa nga afër këtë proces. Gazetari i emisionit shoqëroi një efektiv të burgjeve në dyqan për blerjen e uniformës. Ata blenë një bluzë dhe një xhup 40.000 mijë lekë të vjetra. Xhupi kushton 25 dhe bluza 15 mijë lekë.


Polici i burgut: Të shohim ndonjë xhup?
Shitësja: Të të gjej një masë?
Polici i burgut: Ta provoj njëherë unë këtë.
Shitësja: Po merre.
Gazetari: Po mirë mo nuk ua jep këtyre shteti, siç na i jep neve shteti?
Shitësja: Po kanë kaluar kohë që nuk janë bërë tendera.
Gazetari: Se policia neve na i jep.
Shitësja: Po, e di po është bërë me tender ajo. Kanë fituar tenderin dhe është bërë kjo. Për policinë po bëhet plani, për vitin që vjen mund të ketë.
Gazetari: Sa vite keni ju që nuk ju japin rroba?
Shitësja: Që në 2008.
Polici i burgut: Po po, që në 2008.
Gazetari: Që i blini vetë?
Polici i burgut: Po po.
Gazetari: Gjysmën e rrogës këta e lënë këtu.
Shitësja: Sidomos ata që e fillojnë për herë të parë.
Polici i burgut: Po bluzat ku i ke?
Shitësja: Ato që janë me kopsa me mëngë të gjata janë 15. XL është ajo, masë e madhe.
Polici i burgut: Po fiks e kam unë fiks.
Shitësja: Ti vendos në qese këto?
Gazetari: Po vendosi, vendosi.

Por çështja e uniformës nuk mbyllet këtu. Që të jetë funksionale dhe e plotësuar i nevojiten gradat, të cilat po ashtu blihen në dyqane.


Polici i burgut: Dua një stemë për xhupin.
Shitësja: Çfarë polici je?
Polici i burgut: Rendi.
Shitësja: Kë do, të renë, të vjetrën?
Polici i burgut: Të renë. Po kjo e vjetra sa bën?
Shitësja: Katër mijë lekë.
Polici i burgut: Po kjo?
Shitësja: Pesë.
Polici i burgut: Na jep një.
Shitësja: Nga kush?
Polici i burgut: Të vjetrën.
OraNews.TV
up1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY