Për ditë lajmet nga mediat italiane nuk mungojnë për sasi të konsiderueshme droge, me “origjinë” shqiptare, kapen në anën tjetër të Otrantos. Pas çdo rasti Policia shqiptare por edhe vetë ministri i brendshëm Saimir Tahiri, nuk harrojnë ti servirin rastet e kapjes së drogës në Itali, si meritë edhe e Policisë shqiptare…
Kur vjen puna, që Policia shqiptare, duhet të kapë ndonjë gomone me drogë,q ë tenton Italinë, nuk e bën, por bën tjetrën, kap gomone bosh dhe pastaj heton për trafik të mundshëm droge.
Çudia më e fundit ka ndodhur sot.
Një lajm “i madh” bëhet i ditur nga Policia e Vlorës, e cila mësohet se ka bllokuar mëngjesin e sotëm një gomone të fuqishme me dy shtetas italiane brenda saj. Sipas policisë gomonia është pikasur herët dhe është bllokuar rreth orës 04:00 të mëngjesit.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim edhe me forca të Delta Force dhe DVP Vlorë kanë bërë të mundur bllokimin e një gomone të fuqishme me dy shtetas italiane në bord”, njofton policia.
Pa qenë e nevojshme “ta shisnin si lajm”, Policia e Vlorës bën të ditur se po kontrollohet territori pasi dyshohet (por prova s’ka) për trafik të lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/