Zbulohet identiteti i të riut shqiptar që u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi dyshohej se po përgatiste një sulm terrorist në Vjenë.
Media austriake heute.at shkruan se bëhet fjalë për 18-vjeçarin Lorenz K, i cili u kap në një apartament në Vjenë. Ky portal saktëson se përveç të riut, në pyetje është marrë edhe babai i tij, i cili thotë se nuk e ka pasur idenë në lidhje me orientimin e të birit, transmeton albinfo.ch. Babai, i cili vinte nga Shqipëria (Tirana) jeton në qytetin Neunkirch dhe ka dy djem. Të njëjtat burime theksojnë se Lorenzi është një emër i njohur për policinë austriake, pasi është akuzuar dhe më parë për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, raportohet se ai pak kohë më parë kishte nisur të banonte në Vjenë.
I riu, i cili ka lindur në Austri, por me prejardhje është shqiptar, pasi është marrë mbrëmjen e djeshme në pyetje, është lënë në burg. Vazhdon të mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18-vjeçari, shkruan portali austriak. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë.
Gjatë kontrollit të policisë nuk është gjetur asgjë komprometuese, ndërsa janë konfiskuar disa telefona celularë. Grupi hetimor i çështjes raporton se synimi i tij kishte qenë që në sulmin që do ta kryente në një metro në Vjenë të vdisnin sa më shumë persona. Ndërkaq, mbetet ende në kufijtë e të panjohurës mënyra se si i riu me një afërsi me rrjetin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste. Sipas gazetës Österreich ai kishte qëndruar mjaft shpesh në Gjermani, ku gjithnjë më shumë qe “fundosur në moçalin islamist”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/