Industria ilegale e shërbimeve seksuale në Tiranë: 100 euro për një ...

Industria ilegale e shërbimeve seksuale në Tiranë: 100 euro për një ‘body body’

179
0
Shares

Pronarët e salloneve të masazhit në Tiranë përdorin kode për shërbime seksuale në qendrat e tyre.

Janë disa qendra masazhi, ku vajzat që punojnë atje ofrojnë masazhe erotike, të quajtura “body body” (nudo, trup më trup) dhe “happy end” (seks oral).

Fiks Fare, për të dytën ditë me radhë, vijoi investigimin që zgjati disa muaj, duke zbuluar të tjera sallone që rekrutojnë vajza për shërbime seksuale.

Në ditën e parë, u transmetuan biseda të gazetares në dy raste, ku kërkonte punë si kamariere ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si “punonjëse seksi”.

Ndërkohë, në emisionin e së premtes, u transmetua rasti i tretë, kur gazetarja shkon në një tjetër ambient, ku kërkon punë si masazhatore.

Ekipi i Fiksit, pasi shikon disa njoftime punësimi në internet, lë takim me një pronar të një qendre masazhi. Gazetarja e takon në një bar-kafe dhe flasin për punën.

Gazetarja i thotë pronarit se nuk është mirëfilltazi masazhatore apo fizioterapiste dhe nuk ka ndonjë kurs apo certifikatë. Por, një gjë e tillë nuk është problem për pronarin, pasi ai ka nevojë për një vajzë që të bëjë masazh të mirë.

Gjatë bisedës, pronari i thotë Fiksit se klientët i gjen ai, po ashtu edhe pagesat. Ai i thotë se ambienti ndodhet në një apartament me qira. “Ti mund të fillosh që sot, unë flasë me klientë dhe u them që është një vajzë që bën masazh” i thotë pronari gazetares së Fiks Fare, në takimin në bar-kafe.

Gazetarja e pyet pronarin se çfarë kërkojnë zakonisht klientët dhe ai i thotë masazh nudo, masazh erotik dhe “happy end”, ose ndryshe seks oral. Fiksi e lë që të takohen të nesërmen që të shohin ambientin dhe flasin rreth punës dhe pagesave.

Të nesërmen, gazetarja dhe pronari i sallonit të masazhit takohen. Pasi takohen, ai e merr në makinë dhe i drejtohen zonës së “Freskut” në Tiranë. Ata shkojnë në një pallat, ku apartamenti ishte në katin e parë.

Aty shohin ambientin ku bëhet masazhi dhe diskutojnë për pagesat. Nga totali i pagesës, masazhatorja do të marrë 40 përqind. Pronari i demonstron gazetares një shembull të thjeshtë. “Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te 20 mijë lekë” i thotë ai.

Në fund i shpjegon edhe kodet e masazheve. “Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do ‘happy end’, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do ‘happy end’ ai, gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70.

Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon një çik atmosferë. E di ça është ‘body body’, trup më trup? Ai është lakuriq, ti je lakuriq” i thotë pronari gazetares.

BISEDA E PRONARIT TË NJË SALLONI MASAZHI ME GAZETAREN E “FIKS FARE”

Fiksi –Si je? Si kalon?

Pronari –Mirë si je?

Pronari –Për atë arsye e kam nxjerrë njoftimin, kërkoj masazhatore. Ambienti është i ri, nuk ka shumë që është hapur.

Fiksi –Po ndoshta ti i do kështu, me certifikatë?

Pronari –Jo, jo nuk është problem. Unë dua një vajzë fiks si ti. Është apartament me qira, ka 3 dhoma edhe 2 banjo. Për këtë gjë kam nevojë, më kupton, klientelën e gjej vet. S’është problem për klient. E di që meshkujt kanë kërkesa nga më të ndryshmet, po unë do mundohem të gjej klientët më të mirë. Dua të më kthesh një përgjigje tani direkt që thjesht do vish.

Fiksi –Ideja është, maksimumi nesër do të them do vi, s’do vi.

Pronari –Po, hajde shikoje dhe ambientin. Për ça bëhet fjalë. Për mua, unë e nis që sot më kupton. Dërgoj ca mesazhe tani edhe klientët janë të gatshëm të vijnë. U them kam gjet një femër që bën masazh të mirë, janë të gatshëm të vijnë që sot.

Fiksi-Shiko të flasim hapur, zakonisht çfarë duan? Masazhi bëhet nudo? Normal.

Pronari-Po bëhet nudo. Besoj më kupton nga kjo pjesë, më kupton? Ti mesa shoh je fiks vajza që unë kam kërkuar të paktën. Atehere më lejo të them, unë do filloj që sot të flas me klientët e mi. Jam i bindur që do ngelesh e kënaqur për çështjen e pagesës nëse ti e bën punën mirë.

Fiksi –Domethënë, do flasësh ti për punën e pagesës dhe thua E…. vazhdo?

Pronari -Tani klientët e mi duan të dinë nga unë, ça bën kjo (masazhatorja) .1, 2,3 me radhë. U them, dhe kaq me këtë çmim. Edhe ai, para se të vi e di, e ke kaq, 5o mijë lekë, 30 mije lekë. Nuk e di, ti ke bërë shërbime nëpër shpia?

Fiksi –Jo.

Pronari –S’ke bërë.

Fiksi –Pse bëhet shërbimi nëpër shpia?

Pronari –Po sigurisht që po, vajzat që kisha unë e bënin.

Fiksi –Me vërtet?

Pronari– Ai thotë nuk dua të ashtu… të paguaj më shumë dhe hajde te shpia.

Fiksi –Ajo është pagesë më e lartë?

Pronari-Po sigurisht është me e lartë, shkon 70, 80. Edhe ndahet, ti fiton 40% tat, unë mar 60%. Pjesa më e vështirë është klientela jo puna. Besoj se ti duhet ta kuptosh, që në këtë lloj biznesi, është e vështirë që ti bindësh të vijnë. Për këtë pjesë bëjmë mirë të jemi të sinqertë e të hapur, që ti do bësh masazh erotik, masazh “happy end”

Fiksi -Seks oral?

Pronari-Po, po. Dhe kjo pastaj është pjesa jote sesi e menaxhon ti, sesi e bën ti. Kjo pak a shumë, është një pjesë pune që ti duhet ta dish. Përderisa meresh me këtë punë, ta dish që kjo, kjo, kjo ndodh. Ka ndodh që nuk u intereson fare çështja e pagesës, vijnë me 100 euro, 200 euro. Ke gjysmën tjetër nga bakshishet, dhe gjysmën tjetër e marr unë, bashkë me përqindjet. Domethënë ke përqindjet bashkë me gjysmën tjetër.

***

Fiksi –Ça bën si je?

Pronari –Mirë si je ti?

Fiksi -Fole që dje ti domethënë (me klientë).

Pronari -Po, po fola. Më morën dhe tani.

Fiksi -Ça tha?

Pronari -Më tha ça ke bo, ça bëhet andej nga puna…, kur të duash hajde. Sjellin klientë.

Fiksi -E kuptoj. Çfarë u the ti?

Pronari -Pak a shumë ne duhet ta dimë ça të flas unë, e ça tu thuash ti. Të kemi një ide se për çfarë, ça ofrojmë. Kam vënë dhe ngrohëset.

Fiksi -Këtu, puna duhet të vesh perde.

Pronari -Po ka grilë, mos e vrit mendjen.

Fiksi –Për punën e errësirës.

Pronari -Punën e errësirës e kemi rregulluar, e kupton, s’është problem. Kjo është banja.

Fiksi -Ka ujë 24 orë?

Pronari -Sigurisht, është dushi.

Fiksi -Dëgjo, atëherë këto çarçafët të larë? Lavatriçe s’ke ti?

Pronari -Jo se s’kam lavatriçe, po s’kam këtu, se i laja në shpi, s’është problem. Peshqirë e çarçafë, kështu gjërash e rregullojmë.

Fiksi -Varja,…. ça janë këto?

Pronari -Ky është boks muzike. Ky është masazh erotik, për ndezje, është çik kështu…

Fiksi -Ky është krem. Mirë shumë.

Pronari -Për oraret nuk kam lënë.

Fiksi -Po deri këtu dinë të vijnë ata (klientët)?

Pronari -Po k’tu vijnë, kanë ardhur kanë bërë masazh të tjerët. S’është hera e parë që po ndodh kjo gjë. Ky është ambienti, unë do vë dhe ca piktura. Paskan marrë me privat.

Fiksi -Kush të ka marrë?

Pronari -Klientë do kenë qenë, se s’duan të jenë kështu…

Fiksi -Ata ça të pyetën dje, çfarë kërkuan, që ta di unë. Zakonisht ça kanë bërë?

Pronari -Marrin në telefon, duam të vimë të bëjmë, ça bën ça s’bën, a bën ndonjë nudo, ndonjë kështu “happy end” .

Fiksi -Ata çfarë kërkuan? Duan seks oral, fërkim të p….?

Pronari -Pak a shumë. Kshu gjërash.

Fiksi -Ok, po për pagesën. Sa?

Pronari -Masazhi erotik për shembull ose “full body”, e di “full body”

Fiksi -Gjithë trupi?

Pronari -Gjithë trupi, kur thotë “full body” ndoshta do ti prekësh edhe penisin, gjëra kshu. Pjesë intime kupton?

Fiksi -Po.

Pronari -Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te,…. tani, 50 bie fjala, minus, ti i bie të marrësh diku te 20 mijë lekë, është 35% është i joti.

Fiksi -E kuptoj. Kjo është baza?

Pronari -Ti ke 35% nga çdo shumë që merr. Se jo çdo lloj masazhi ka çmimin njëlloj. Përshembull masazhi normal që do ti bësh ti, është masazh normal i mbuluar. Mos t’ia bësh kështu zbuluar edhe ti prekësh dokushdo, mos ti bësh..

Fiksi -Gjërat pa lekë?

Pronari -Pikërisht. Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do “happy end”, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do “happy end” ai… gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70. Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon njëçikë atmosferë.

Pronari -Mund ta përdorësh edhe këtë pjesën, ta mësoj unë, “body body”. E di ça është “body body”, trup më trup?

Fiksi -Jo. Si është kjo “body body”?

Pronari -Ai është lakuriq, ti je lakuriq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY