Emisioni i mbrëmshëm i Opinion, në TV Klan është shoqëruar me tone të nxehta. Tonet janë ashpërsuar gjatë një debati në lidhje me performancën e ministrave, mes dy gazetarëve Lorenc Vangjeli dhe Robert Rakipllari.
Debati ka shkuar deri atje, sa ka degjeneruar në fyerje mes tyre, duke e emërtuar, njëri-tjetrin, me terma fyes si budallallëqe apo budalla, raprton Opinion.al.
Fillimisht Lorenc Vangjeli tha se ministri që ka katër muaj në drejtim të kësaj ministrie, Sokol Dervishi, u bë shumë shpejt familjar për shqiptarët në ditët e vështira.
Vangjeli tha se ai pati një iniciativë të jashtëzakonshme në ditët e vështira të reshjeve të borës në vend.
Pikërisht në këtë moment, ai është ndërprerë nga gazetari Robert Rakipllari, ku e ka pyetur se çfarë inisiativë të jashtëzakonshme ka ndërmarrë ai.
Rakillari:
Lorenc kjo është tipike qokë që bën ti, sepse gjatë ditëve të ngricave vendi ishte katastrofë. U bllokua Shqipëria komplet”, tha Rakipllari.
Ndërsa Vangjeli iu drejtua ashpër, duke i thënë:
A ka mundësi të zgjedhësh të heshtësh? Përzgjidh heshtjen dhe ul rendimentin e budallallëkut. Më dëgjo se çfarë po të them.
Më pas reagoi sërish Rakipllari:
Lorenc e para ti je komplet budalla. Që thua budalliqe të tilla. Punon a nuk punon në Kuvend, je nëpunës i shtetit dhe thua budallallëqe, si dhe thua perceptimet e tua për ata ministra dhe nuk flet realitetin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/