VIDEO & EMRAT/ Shisnin kanabis në Kamëz, kapen me mbi 100 kg...

VIDEO & EMRAT/ Shisnin kanabis në Kamëz, kapen me mbi 100 kg drogë

78
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni “THE BRIDGE” ku është sekuestruar  102 kg lëndë e dyshuar Cannabis. Si pasojë është vënë në pranga një shtetas dhe një i mitur është proceduar në gjenjde të lirë. Një tjetër është shpallur në kërkim.
Dje  Specialistët e Seksionit  për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Xhevdet Caca, 42 vjeç, banues në Nikël.
Proçedohet në gjëndje të lirë të shtetasit B. C., 16 vjeç, banues në Nikël
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi:
-A. S., 23 vjeç, banues në Nikël, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, të llojit “Canabis Sativa” kryesisht në zonën e Kamzës.
Rreth orës 16:00  në afërsi të Urës së Tapizës është konstatuar automjeti tip Mercedes Benz në të cilin ndodhej shtetasi B. C , si dhe automjeti Fiat Scudo në të cilin ndodheshin shtetasit Xhevdet Caca dhe A. S., nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashte) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë  me lëndë bimore të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” ku gjatë ndërhyrjes policore shtetasi A . S ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij.
Në kuadër të këtij opercioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 102 (njeqind e dy) kilogramë e 540, (peseqind e dyzete) gramë lëndë e dyshuar cannabis sattiva.
– 5 aparate celularë të markave të ndryshme.
– 3 automje të markave të ndryshme.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të  “Prodhim  dhe  shitje të lëndëve  narkotike e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY