Ish-Avokatja e Shtetit Ledia Mandia, zbuloi një tjetër skandal të qeverisë shqiptare, në marrëveshjen e saj me kompaninë CEZ, për tërheqjen nga arbitrazhi.
Me cilësinë e dëshmitares në Komisionin hetimor të prishjes së kontratës me CEZ, nga ana e shtetit shqiptar, Mandia vlerësoi se Shqipëria kishte të gjitha shanset për të fituar në arbitrazh ndaj CEZ. Nga ana tjetër, Mandia zbuloi se në marrëveshjen e qeverisë Rama me CEZ, u fsheh dhe nuk u prit përfundimi i kallëzimit penal, që ishte bërë ndaj CEZ.
“Ne ishim optimistë për arbitrazhin. Pretendimet tona ishin të argumentuara nga ekspertë ndërkombëtarë të kontraktuar. Ndërsa CEZ nuk kishte argumente.
Unë ndjehem e keqardhur se Shqipëria kishte shanse që të ishte në pararojë ndaj CEZ. Për vlerën, nuk e di, se ishin ekspertët ata që duhet ta nxirrnin një shumë të tillë.
Nga ana jonë bëmë kallëzim penal ndaj CEZ, si edhe kontaktova edhe vetë me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Por kur kam parë marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ, për tërheqjen nga arbitrazhi, kam lexuar se ‘nuk ka pasur kallëzim penal’. Kjo është një pasaktësi, kallëzim ka pasur. Mund të jetë mbyllur hetimi, është çështje tjetër. Ndjehem e keqardhur edhe për këtë pasaktësi”.
Përballë këtij skandali të prezantuar nga ish-Avokatja e Shtetit Ledia Mandia, kryetari i komisionit hetimor, Edmon Spaho, propozoi që ti adresohen Prokurorisë, me një shkresë, prej nga ku të kërkohet informacion mbi ecurinë dhe fatin e hetimeve, për kallëzimin ndaj CEZ.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/