Fevziu: Basha dhe Frangaj, raporte të tensionuara për licensën e ABCnews! Por,...

Fevziu: Basha dhe Frangaj, raporte të tensionuara për licensën e ABCnews! Por, ja si është e vërteta

64
0
Shares

Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar sot gjatë një interviste me gazetarin Cim Peka se marrëdhëniet mes Klan, pronarit të tij Aleksandër Frangaj dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha janë tensionuar për shkak të një license të ABCnews.

Sipas Fevziut, PD nuk pranoi të votonte për ABC. “Ka një moment të tensionuar në raportin mes Aleksandër Frangajt dhe Lulzim Bashës. Të paktën me aq sa di unë. Ky tension solli edhe largimin e Shkullakut. Bëhet fjalë për një përplasje më të hershme që ka kulmuar me debatin për liçensën e ABC News që PD nuk e votoi”, deklaron Fevziu.

ABC news ka aplikuar për licensë kombëtare transmetimi, aplikim që u rërzua nga AMA në një mbledhje mbajtur në fund të mujait dhjetor. Sipas vendimeve të publikuara në faqen e AMA, në këtë mledhje u rrëzuan katër televizore që ishin në garë ndërsa fitoi licensën vetëm njëri prej tyre, raporton droni.al.

ABC news nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për licensën. Votimi ishte i ndarë mes anetareve twe AMA për të 4 televizionet që aplikuan. ABC news ka marrë votat e anëtarëve që janë mbështetur nga opozita kur u zgjodhën në Parlament, por nuk morrën votat e anëtarëve të AMA që janë mbështetur në Parlament nga Partia Socialiste.

Me logjikën e Fevziut, i bie që Frangaj të ishte inatisur me Ramën dhe jo me Bashën. /Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY