Një mësuese është arrestuar në Shkodër. Ajo u denoncua një natë më parë nga nxënësit e saj, se predikonte dhe bënte propagandë pro ISIS-it në klasë.
Sipas burimeve të Policisë së Shkodrës, e arrestuara është mësuesja Emine ALushi.
Pas arrestimit ajo u shoqëruar në Tiranë, dhe pritet të merret në pyetje nga krimet e rënda.
Skandali ka ndodhur në Medresenë e Shkodrës, “Haxhi Sheh Shamia”, ku mësuesja jepte mësim dhe predikohet, se ISIS është një organizatë, që lufton për liri dhe demokraci.
Ja çfarë denoncoi “Stop”, një natë më parë
Nxënësja – Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?
Mësuesja – Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.
Nxënësja – Po.
Mësuesja – Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vënd.
Nxënësja – Domethënë janë të mirë?
Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.
Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.
Mësuesja – Tamam.
Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.
Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?
Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?
Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin Ladenin?
Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?
Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?
Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…
Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/