Vetting-u hyn në fuqi po s’ka fuqi

Vetting-u hyn në fuqi po s’ka fuqi

67
0
Shares

Edhe pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ligji i Vetting-ut nuk mund të nisë zbatimin pa ngritjen e dy institucioneve të reja që mundësojnë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në vendimin e saj Kushtetuesja lë hapësira interpretimi sa i përket nisjes së verifikimit të dosjeve dhe ngritjes së dy komisioneve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit. Këto dy komisione monitorojnë punën e ILDKP-së dhe DSIK-së.
Ligji për rivlerësimin e pasurisë dhe figurës së gjyqtarëve e prokurorëve dhe pse nga kjo e mërkurë është në fuqi pas zbardhjes së argumenteve të gjykatës kushtetuese, nuk mund të zbatohet menjëherë.
Në faqen 28 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet shprehimisht se: “…Gjykata (Kushtetuese) vlerëson se për sa kohë që organet ekzistuese ligj-zbatuese kanë vetëm rol ndihmës në procesin e rivlerësimit, përderisa veprimtaria e tyre ushtrohet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (KPK-ja dhe KA-ja), ato nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre pa u konstituuar dhe pa filluar funksionimin këto të fundit…”.
Pra, në bazë të vendimit, ILDKP dhe DSIK duhet të fillojnë verifikimin pasi të krijohen Komisionet e Vetting-ut dhe Komisionet e Apelimit.
E teksa rivlerësimi mbetet ende i pasqaruar dhe nga vendimi i kushtetueses, me ligjin në fuqi gjyqtarët dhe prokurorët duhet të dorëzojnë formularët përkatës brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
I njohur si Vetting-u fillimisht ligji hyri në fuqi, në Tetor, deri në pezullimin e përkohshëm nga Gjykata Kushtetuese në nëntor 2016, kohë në të cilën kishin kaluar 17 ditë. Me rikthimin në fuqi të ligjit ditën e sotme, gjyqtarëve dhe prokurorëve u mbeten vetëm 13 ditë për të dorëzuar formularët.
Por, në paragrafin e mësipërm të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se verifikimi nga DSIK dhe ILDKP duhet të nisë pas krijimit të Komisioneve të Vetting-ut.
Kjo situatë e paqartë ligjore shtron ka bërë që gjyqtarët e prokurorët të kenë paqartësi se si do të veprojnë me depozitimin e deklaratave dhe se si do verifikohen deklaratat e tyre.
Mungesa e një përcaktimi të saktë shterues nga Kushtetuesja për afatet dhe verifikimet mbi rivlerësimin e gjyqtarëve bën që Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët të dojë edhe disa kohë të aktivizohet, pasi më parë duhen zgjedhur anëtarët e Komisioneve të Vetting-ut.
Por si zgjidhen anëtarët e këtyre komisioneve?
Në ndryshimet kushtetuese këto anëtarë komisionesh zgjidhen pasi Presidenti i Republikës hap garën dhe çdo kush prej tyre nuk duhet të ketë ushtruar më parë funksionin publik të gjyqtarit apo prokurorit. Shqiptarja.Com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY