Rama kthen në skenë me detyrë të rëndësishme Shpëtim Gjikën

Rama kthen në skenë me detyrë të rëndësishme Shpëtim Gjikën

100
0
Shares

Shpëtim Gjika rikthehet në PS me një detyrë të rëndësishme politike. Pas disa takimeve konsultuese me kryetarin e partisë, Edi Rama dhe drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri, Gjikës i është besuar detyra e koordinatorit politik për një nga strukturat më të rëndësishme në këtë rreth, Bashkinë e Selenicës dhe zonën e Lumit të Vlorës.
Shqiptarja.com shkruan se ai do të punojë në këtë zonë me deputetin aktual Fatmir Toçi për forcimin e kapaciteteve drejt zgjedhjeve të 18 qershorit.
Vetë Gjika ka postuar lajmin në profilin e tij në Fb, ku njofton se tashmë ka një status të ri, por pa dhënë detaje.
Ky lajm vjen pas një periudhe acari në marrëdhëmiet mes tij dhe Ramës, që në shkurt të vitit 2015, ku disa muaj para se të përfundonte mandati, Gjika u arrestua për shpërdorim detyre me lejet e ndërtimit.
Rama tha në një deklaratë publike se Gjikën e kishte mik, por nuk mund ta amnistonte. Gjika nuk u kandidua më për shkak të këtij procesi gjykimi nga i cili u shpall i pafajshëm më pas. Rikthimi i tij forcon pozitat e një kandidimi të mundshëm të Gjikës në listat e këtij qarku, ku Rama është shprehur se do ta kryesojë vetë garën përsëri.
Pak kohë më parë, kur mendohej një bashkim i mundshëm i Gjikës me Partinë Agrare të Agron Dukës, Fatmir Toçi shkruante në Facebook se Gjika ngelej një socialist dhe si i tillë nuk kishte vend në familje tjetër politike.
“Askush nuk mund ta thotë se Shpëtim Gjika nuk është i majtë, që nuk është socialist, që nuk është atdhetar me rrënjë e me degë e që vjen nga një familje e madhe labe me figura të njohura kombëtarisht e me tradita të hershme. Askush nuk mund të harrojë, aq më tepër të mohojë, mbështetjen e tij në luftën e madhe opozitare dhe revoltat popullore para viteve 2013. Askush nuk mund të harrojë kontributin e spikatur të tij në kremtimin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku Vlora u bë epiqendra e vendit, nderi dhe krenaria e gjithë shqiptarëve kudo që ishin…  Shpëtim Gjikën nuk e lidh asgjë me të djathtën. Vendi i tij është atje ku ka qenë që në zanafillën e tij politike, te e majta e progresit dhe e zhvillimit, te familja e madhe e socialistëve, pavarësisht se si do të jetë, në rolin e kryetarit, drejtuesit politik, anëtarit të thjeshtë apo simpatizantit të kësaj familjeje të madhe”,-thoshte ndër të tjera Fatmir Toçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY