Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka folur ditën e sotme në pritjen me trupin diplomatik për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, serbët po i kthehen kohës së Milosheviçit në një kohë kur shqiptarët kanë shtrirë dorën e pajtimit.
“Mbajtja në fuqi nga Serbia e masave të Millosheviçit për Kosovën nuk i shërben frymës së pajtimit. Bllokimi i Kosovës në nivel rajonal dhe kombëtar bie ndesh me angazhimet e marra nga ata. Ne kërkojmë ecje përpara dhe jo kthim pas, në kohët e errëta kur regjimi i Millosheviçit aplikonte spastrim etnik”, tha ai.
“Shqipëria kurrsesi nuk do mund të neglizhojë vëmendjen konform standardeve ndërkombëtare ndaj statusit të bashkëkombësve tanë në të gjitha vendet e rajonit. Respektimi i tyre është thelbësor”,- tha Nishani.
“Vitet e fundit rajoni i Ballkanit ka bërë progres duke lënë pas të shkuarën konfliktuale, vendet kanë qenë të orientuara drejt pajtimit e bashkëpunimit, edhe ky progres duhet mbrojtur dhe promovuar më tej.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA ishte elementi substancial për paqen dhe pajtimin në rajon, Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht dhe pa rezerva”,- tha Nishani, i cili shtoi se “ngjarjet që minojnë këto situata nuk i shërbejnë aspak stabilitetit të gjithë rajonit”, përfundoi Nishani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/