Motra e të ndjerit Ergi Dini kërkon ndërhyrjen e ministrit Tahiri

Motra e të ndjerit Ergi Dini kërkon ndërhyrjen e ministrit Tahiri

85
0
Shares

Disa muaj nga aksidenti tragjik me motor që i mori jetën këngëtarit Ergi Dini dhe mikut te tij, duket se familja nuk po gjen qetësi. Motra e Ergit, Barbana Dini është e shqetësuar pasi dikush i vodhi llogarinë në ‘Facebook’ vëllait të saj, e cila përdorej nga mamaja e tij.
Këngëtarja thotë se falë ndihmës së dikujt, kanë mundur ta rimarin llogarinë, por ajo kërkon që autori të ndëshkohet dhe për këtë kërkon edhe angazhimin e ministrit Saimir Tahiri. Barbana Dini ka kërkuar nga Policia dhe ministri Tahiri të identifikojë dhe vendosë para drejtësisë personin që abuzoi me profilin e vëllai të saj të ndjerë.
Statusi i plotë i Barbana Dinit:
Mbremë fal impenjimit të gjeniut te mirnjohur shkodran ,Nilidon Pepushaj,u arrit qe FACEBOOK-u te rikthehej ne pronesine e Nenes sime,pas nje perpjekje te gjate.
Çuditerisht,ky person,qe vodhi Facebook-un,perdori te gjitha menyrat per të mos e dorezuar dhe tentoi te vidhte edhe profilin e vellait tim Ergit si dhe te gjithe anetareve te tjere te familjes..!
U zbulua qe ai ështe perpjekur te manipulojë IP per te mos u identifikuar nga organet hetimore,duke perdorur si mbulim Islanden si vendodhje e tij. Duke falenderuar edhe njehere nga zemra Nilidon Pepushajn djalin e mrekullueshem qe na riktheu FB-ne, gjitha mesazhet e fshira te ngushellimeve dhe fotot e kujtimeve familjare, e bashke me to arriti te identifikoje IP e vertete te vjedhesit.
Çeshtja eshte se fenomeni i vjedhjes se profileve eshte problem shqetesues pasi rrjetet sociale nuk jane thjeshte ceshtje argetimi,por jane identiteti,jeta dhe dinjiteti personal i cdo njeriu.Veprime te tilla jane kriminale dhe te denueshme me ligj,por fatkeqsisht ndoshta eshte ky momenti qe ligje te tilla te vihen ne zbatim.Prandaj,ne emer te gjithe te abuzuarve nga keto pervers i kerkoj deges se IT prane Policise se Shtetit dhe ministrit Sajmir Tahiri te identifikoje dhe te veje para pergjegjsise personin me nr e IP: 185 62.174.75!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY