LSI dhe Ilir Meta paguajnë 15 mijë dollarë në muaj një ish kongresmen amerikan për të ngritur marrëdhënie të mira të kësaj partie dhe kryetarit të saj Ilir Meta me administratën e Uashingtonit si dhe për të qenë i ftuar në ceremoninë e Presidentit Trump, raporton droni.al .
Disa ditë më parë, BIRN zbuloi një dokument që tregonte se LSI-ja kishte kontaktuar ish-kongresmenin amerikan Buck McKeon për të lobuar te qeveria amerikane në favor të saj, si edhe për të siguruar një biletë për ceremoninë e Presidentit Trump.
Kreu i LSI-së tha dje në një intervistë se BIRN është një media sorosiste dhe se ai nuk kishte për të komentuar shumë lidhur me këtë gjë.
Por sot në një intervistë për gazetën “The Hill”, një publikim që mbulon kryesisht politikën në Uashinton, ish-kongresmeni Buck McKeon i cili drejton firmën lobuese në Uashington ka pranuar se është kontaktuar nga LSI dhe se paguhet prej tyre.
McKeon thotë se ka një kontratë përmes së cilës merr 15 mijë dollarë në muaj nga kjo forcë politike për të lobuar në qeverinë amerikane.
Ai tregon se shërbimi më i fundit që ka kryer ai për LSi dhe Metën ishte sigurimi i një vendi për Metën në ceremoninë e Trump. McKeon tha se ai e ka gjetur një biletë për Metën, por vetë nuk do të shkojë në ceremoni, raporton “The Hill”. Ndërkohë do të ndihmojë shefin e LSI që të ketë takime me zyrtarë të lartë përgjatë ceremonive në Uashngton, raporton droni.al.
Gjithashtu, McKeon thotë se nuk ka asgjë të keqe në këtë kontratë dhe të lobosh në Kongresin amerikan pro kësaj force politike.
“Nuk e di se çfarë pozicioni kanë ata dhe çfarë statusi mbajnë përballë vendit tonë”, tha McKeon. “Por kur njerëzit duan marrëdhenie të mira me qeverinë tonë, mendoj se është gjë e mirë që ne të ndihmojnë për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve, për të formuar aleanca dhe për të përmbushur interesa të përbashkëta”, tha ai.
Më tej, McKeon thotë se do të takohet me Metën kur të vijë në Uashington, nëse do ta shtyjnë sërish kontratën.
McKeon Group quhet kompania e cila ka për administrator ish-kongresmenin nga Kalifornia që për një kohë ka drejtuar edhe komitetin për shërbimin ushtarak në Kongres. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/