Kapet “Denisa Strakosha”, seks dhe një vend pune në Kryeministri

Kapet “Denisa Strakosha”, seks dhe një vend pune në Kryeministri

77
0
Shares

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një menaxher reklamash i cili mashtron tre vajzat duke u premtuar shuma të mëdha parash, në këmbim të marrëdhënieve seksuale, por dhe një vendi pune në Kryeministri.
Nëpërmjet një profili të rremë me emrin Denisa Strakosha në rrjetin social Facebook, dyshohet se një person kontaktonte vajza të reja dhe më pas u ofronte që të merrnin pjesë në reklama.
Pasi komunikonte me vajzat ky profil i rremë në Facebook, për t’i bindur vajzat që të kryenin marrëdhënie seksuale u ofronte edhe vend punë në Kryeministri.
Personi hiqej si femër dhe u thoshte vajzave se do të qëndronin me menaxherin për disa orë, në këmbim të shumave prej 1200 euro, por edhe do të përfitonin vend pune në administratë, raporton Shqiptarja.com
Hetimi i Policisë ka nisur pas kallëzimit të një 45-vjeçare e cila është mashtruar nga personi në fjalë. Polica thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY