Rrëzohet lajmi për pagesën prej 500 dollarësh në ceremoninë e Trump

Rrëzohet lajmi për pagesën prej 500 dollarësh në ceremoninë e Trump

61
0
Shares

Asnjë nga politikanët shqiptarë që janë ftuar nga Kongresi amerikan nuk kanë paguar për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë e perurimit të Presidentit Trump me 20 janar në Uashington.

Sipas një prej zyrtarëve të lartë të politikës shqiptare, Fatmir Mediu, as ai dhe as kryetari i PD-së nuk kanë paguar.

“Unë nuk kam paguar asnjë qindarkë për të marrë pjesë në ceremoninë e Presidentit Trump. Ftesa mua dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha na ka ardhur nga Kongresi”, tha Mediu për panorama online.

Panorama Online mësoi gjithashtu se me përgatitjen e kësaj ceremonie nuk merret Departamenti i Shtetit, i cili tani vlerësohet se i ka përfunduar mandati, por një Komitet i veçantë në Kongresin Amerikan.

Ky Komitet autorizon Departamentin për të bërë ftesat për ambasadat e akredituara në Uashington, por vetëm kaq, pasi pjesën tjetër e drejton vetë komiteti.

Nga Shqipëria marrin pjesë në ceremoni kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, deputeti socialist Ervin Bushati dhe ministri Blendi Klosi të Partisë Socialiste.

Sipas një lajmi të “Top Channel” asnjë zyrtar i huaj nuk do marrë pjesë në këtë ceremoni përveç ambasadorëve, ndërsa në “Mëngjesin Inaugurues të Presidentit” pjesëmarrja është me ftesa të cilat kushtojnë nga 500 USD.

Kryeministri Rama nuk është ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Mësohet se sot ai ëhstë nisur për një tjetër vizitë jashtë vendit në Azi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY