ARMAND MAHO/Mashtrues

ARMAND MAHO/Mashtrues

108
0
Shares

E pamundur të shpjegohet ndryshe përveçse faktit që Erion Veliaj është një mashtrues patologjik. Dhe jo vetëm kaq, por duhet të jetë një specie e veçantë e tij , që nuk turpërohet para asgjëje, se dhe mashtruesi më i rëndomtë ka momentet e tij të ndërgjegjes…. Dje, një televizion tregonte pamje të vogëlushëve që mërdhinin nëpër klasat pa ngrohje. Situata të teksteve migjeniane me fëmijët tanë, gjeje në shkollën “Hasan Prishtina”, “Vasil Shanto”, “Niket Dardani”, “1 Maji” etj. Vogëlushë 6-7 vjeçarë me hundë të skuqura të sapo dala nga klasat frigoriferike, shpreheshin se ishin të detyruar ta bënin mësimin në temperaturat e akullta të këtij dimri. Ngrohësja që prindërit kishin blerë me kursimet e tyre, arrinte të ngrohte vetëm pak prej tyre, por dhe ajo nuk ndizej shpesh me shqetësimin e drejtë të mësueses se mos ndonjë nga fëmijët binte në kontakt me rrymën. Por menjëherë pas saj, doli ish-shitësi i fiqve, që sot është kryetar Bashkie. I veshur “casual” si njeriu i punës, me atë buzëqeshjen e shtirë, që sikur ja kanë stampuar që në lindje tha: “Sot jemi në një situatë kur themi se kemi vetëm 2 shkolla pa ngrohje. Mund të kemi problem tek-tuk në periferi”. Në fakt, shkolla “Vasil Shanto”, ndodhet në fund të Tiranës së Re, “1 Maji” tek Ali Demi, “Hasan Prishtina” gjithashtu në mes të Tiranës, “Kongresi Lushnjës”… Sikur nuk janë vetëm dy dhe nuk gjenden në periferi?!. Situata është katastrofike dhe në çdo rast, një tjetër kryetar Bashkie i përgjegjshëm, gjëja më minimale që do bënte ishte të mos fliste, ose të kërkonte falje. Por kjo vlen për ata kryebashkiakët e ndërgjegjeshëm! Imagjinoni si janë ndjerë ata prindër të atyre fëmijëve që ankoheshin se i mërdhinin duart e vogla, që i kanë pritur të ngrirë në shtëpi nga i ftohti, kur shikonin kryetarin e Bashkisë se si gënjen, si mashtrues ordiner. Eshtë pikërisht, ai që në fillim të këtij muaji i shtoi një taksë hajdute për infrastrukturën në arsim?! Sipas librave të psikologjisë, psikopatia është një sëmundje, ku pacienti nuk ndan dot fantazinë nga realiteti. Me sa duket, kjo sëmundje është shtrirë nga lideri suprem i Rilindjes tek këta zarat që vërtiten rreth tij. Vetëm se tek ish-shitësi i vogël i fiqve, kjo ka arritur në fazën më të rëndë të saj. Gënjeu dikur për dasmën që bëri me pensionin e mamit, gënjeu gjatë fushatës kur kërkonte të na mbushte mendjen se kish qenë aktiv në protestat për përmbysjen e sistemit, kur në fakt ka qenë vetëm dhjetë vjeç. Gënjeu kur i afronte punë fakirëve me kushte komode e rroga fantastike nëpër landfillet e Edurim Teqes, ku Ardit Gjoklaj 17 vjeç do të përfundonte në zinxirët e traktorit në 3:00 të mëngjesit teksa e kish zënë gjumi nga lodhja. Dje gënjeu sërish, madje më keq se aq. Mashtrimi i tij ishte një ofendim për logjikën e gjithsekujt, dhe të atij militantit më të çmendur të Rilindjes… Mashtrimi i tij ishte një revoltë për të gjithë ata prindër që dëgjonin për parajsën mediatike, teksa ngrohnin fëmijët e mërdhitur të sapoardhur nga shkolla. Ndoshta për psikologët do të ishte një mundësi e artë për studime rasti i shitësit të vogël të fiqve, si një rast unikal i një njeriu që ka marrë përgjegjësi publike, por që mashtron dhe kur është në gjumë…. Sindroma Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY