Kryetari i LSI Ilir Meta i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do të ketë koalicion me PD në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, Ilir Meta u pyet për koalicion të mundshëm PD-LSI. Duke iu referuar një përgjigjeje të Bashës në emisionin ‘Opinion’ para disa muajsh që tha disa herë përgjigjen JO, edhe Ilir Meta konfirmoi JO-në.
Kryeparlamentari Meta u shpreh se nuk do të ketë koalicion LSI-PD por kërkoi nga Basha vetëm që të mos bërtasë kur thotë JO.
“I lutem Bashës mos e ngrejë kaq shumë zërin sepse edhe më qetë mund ta kishte thënë këtë JO. Nuk ka asnjë arsye që ne të bëjmë koalicion me PD-në”, u shpreh Ilir Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/