Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nisin aplikimet për Lead Albania 2018

16/01/2017
Nisin aplikimet për Lead Albania 2018
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë nisur aplikimet për programin e fondacionit shqiptaro-amerikan “Lead Albania” . Më poshtë është thirrja e plotë:

Thirrje për aplikime në kuadër të Programit “LEAD Albania 2018”

Program për Përvojë dhe Zhvillim të Lidershipit në Shqipëri.

LEAD Albania

Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi

THIRRJE PËR APLIKIME

Programi

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania 2018”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar për një vit si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme dhe Bashkia e Tiranës. Pjesëmarrja në Programin “LEAD Albania” do të pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë përvojën e punës gjatë gjithë vitit.

Profili i kandidatëve

Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve:

Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë;

Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme;

Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile;

Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip.

Aplikimi kryhet online. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është 15 mars 2017 ora 17:00. Nuk do të merren në konsideratë aplikimet e paraqitur dorazi apo me email.

Për informacione të mëtejshme rreth Programit, procedurave dhe kushteve për të aplikuar, ju lutemi të shkarkoni njoftimin e plotë ose të vizitoni faqen e internetit të AADF-së: www.aadf.org/lead.

Rreth Fondacionit Shqiptaro-Amerikan pë Zhvillim (AADF)

Misioni i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është të ndihmojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit. Për më shumë vizitoni faqen e internetit!

 

© 2017 AADF

LEAD Albania Mailing List

Adresa:

AADF

Rr. I. Rugova, Kompleksi Green Park, Kulla 2

Tirana 1019

Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

20/02/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

20/02/2026
PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

20/02/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

20/02/2026
PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.