NIS GARA BRENDA PD/Basha cakton datën e fundit për ndërtimin e listës...

NIS GARA BRENDA PD/Basha cakton datën e fundit për ndërtimin e listës me propozime për deputetë

62
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përcaktuar edhe datën kur përpilimi i listave me propozime për kandidatë për deputetë të opozitës do të mbyllet. Bëhet fjalë për propozimet që do të mblidhen nga strukturat e PD-së, se qytetarë dhe anëtarë të PD mund të propozojnë emra apo të diskutojnë rreth emrave në aplikacionin e ngritur për këtë qëllim tek pd.al.

“Pra, me të gjithë Shqipërinë, për një proçes sa më të hapur të evidentimit të njerëzve që gëzojnë respektin dhe reputacionin e panjollosur në komunitet, kapacitetet morale dhe profesionale për të përfaqësuar vlerat dhe idealet e larta me të cilat ka lindur kjo parti dhe për të cilat qëndron kjo parti.

Që proçesi të jetë sa më i hapur, përveç rrugës statutore që do të ndiqet sipas përcaktimit në statut, dhe kjo do të monitorohet – jo për fasadë se partinë e fasadës e kemi në anën tjetër të bulevardit – por që në të vërtetë çdokujt t’i jepet mundësia për të propozuar, për të dhënë mendimin e tij për kandidatët e mundshëm të Partisë Demokratike, kjo mundësi do të ekzistojë edhe drejtpërdrejt për anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe për çdo qytetar përmes një aplikacioni të posaçëm në faqen e Partisë Demokratike online, tek pd.al.

Ky proçes duhet të përfundojë, përsa i përket strukturës, brenda datës 5 Shkurt.”, deklaroi Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY