Specialistët e sektorit për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë sot kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.
-Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimini këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi , si i dyshuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim”,parashikuar nga Neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Më datë 09.01.2017, sëbashku me shtetas të tjerë, dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 2.4 (dy pikë katër) ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/