Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë mashtruar një 28-vjeçare duke i marrë 40 milionë Lekë të vjetra.
Sipas policisë, të arrestuarit Artan Laçi 23 vjeç dhe Skënder Laçi 32 vjeç mashtruan 28-vjeçaren me iniciale Xh.N.
Ata bashkëpunuan me 30-vjeçarin S.D që është në kërkim dhe me dy vëllezërit K.A 28 vjeç dhe K.A 29 vjeç të cilët hetohen në gjendje të lirë.
Nga dëshmia e vajzës, 5 personat hynë në zyrën e 28-vjeçares tek ish-Ekspozita dhe e kërcënuan e mashtruan duke i marrë shumën e parave.
Policia nuk ka saktësuar se çfarë profesioni ka 28-vjeçarja dhe nuk ka sqaruar rrethanat e sakta të kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/