DETAJE & FOTO/ Biznesmeni në Elbasan u masakra për një kanal të...

DETAJE & FOTO/ Biznesmeni në Elbasan u masakra për një kanal të ujërave të zeza

208
0
Shares

Sot u dërgua në spitali biznesmeni Ylli Sala, pronar i një guroreje dhe një pike karburanti në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. Biznesmeni 50-vjeçari, përfundoi i gjakosur dhe me plagë të rënda, në repartin e traumës, pas dhunës fizike që ishte ushtruar ndaj tij.
Nga burimet e Policisë Vendore, mësohet se Ylli Sala dyshohet se u godit nga një person, të cilin policia thotë se e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi për shkak të një konfliktit që lidhet me ndërtimin e një kanali të ujërave të zeza të zonës, që kalon pranë përmes banesave në fshatin Labinot- Fushë, fare pranë banesës së tregtarit.
Sipas burimeve të policisë i dyshuari është punonjës i një kompanie ndërtuese që po punon në këtë zonë. Fillimisht mësohet se disa gra të lagjes kanë debatuar me punëtorët e firmës ndërtuese ndërsa më pas biznesmeni ka shkuar duke debatuar.
Në debat e sipër është konfliktuar me punëtorin i cili edhe e ka goditur. Sala tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut, për jetën ndërsa policia nisi hetimet për ngjarjen.
ylli sala

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY