Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka shtuar sot dozat e evidentimit të fenomenit të drogës në Shqipëri.
Sipas tij, ky fenomen më në fund është pranuar edhe nga kryeministri Edi Rama.
Manjani shkon më tej, kur jep alarmin se droga kërcënon sigurinë kombëtare.
Këto deklarime ai i bëri gjatë emisionit “Top Story” të Sokol Ballës në TV “Top Channel”.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani:
Janë një tufë me ligje që unë kam propozuar dhe për një arsye dhe një tjetër nuk miratohen.
Sokol Balla:
Pse nuk kalojnë, bllokohen nga partnerët tuaj politikë?
Ylli Manjani:
Unë nuk e di pse nuk kalojnë. Unë kam propozuar një ligj tjetër për mbrojtjen e investitorëve të mëdhenj dhe ai ligj do të kishte mbrojtur edhe biznesmenin libanez, edhe ai ligj nuk kalon. Kam propozuar një ligj për të përmirësuar titullin ekzekutiv, nuk ecën as ai. Kam propozuar që të hapim shkollën e magjistraturës për t’i paraprirë reformës në drejtësi. Ai ligj mbeti në sirtar dhe nuk u bë asnjëherë, aq sa u detyrua komisioni i reformës që të fusë disa shtesa në ligjin e vettingut për magjistraturën. Edhe rasti i legalizimeve, ngrita 2-3 çështje parimore dhe ju i kishit me shumë korrektesë ato. Nuk jam ende në pozitën që të dal në konkluzionin që qeveria ku unë bëj pjesë është një qeveri mosntruoze. Unë bëj detyrën me shumë korrektesë.
Sokol Balla: Duket sikur është përplasje LSI-PS…
Ylli Manjani:
LSI nuk më thotë mua sesi të bëj oponencat ligjore, por e bën Drejtoria e Ministrisë.
Sokol Balla:
Kur folët që duhej nxjerrë ushtria kundër hashashit, Ilir Meta ju mori në telefon dhe ju kritikoi?
Ylli Manjani:
Meta më ka dhënë besimin që të jem në krye të drejtësisë shqiptare dhe porositë që të jemi korrekt me detyrën dhe ligjin. Kjo është një detyrë politike dhe nëse nuk i them sot këto unë…
Sokol Balla: Kush ua kërkoi mendimin kur thatë që na duhet ushtria për të luftuar hashashin?
Ylli Manjani:
Mendimi im është i njëjtë, duhet të shkulimi hashashin nga toka dhe koka e shqiptarit.
Sokol Balla: Vërtet besoni që është kaq serioz?
Ylli Manjani:
Është shumë serioz dhe për të shkuar partizan në mal tek hashashi, çmimi luhatet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë. Pra njerëz që i shihnim rregullisht, këto kohë kanë preferuar të dalin partizanë e të bëjnë këtë punë të paligjshme. Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyra të frikshme. Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë që po kultivon hashash.
Sokol Balla: Po kanabizohet?
Ylli Manjani:
Padyshim.
Sokol Balla: Atëherë çfarë ndodhi, sepse kje qeveri mbylli lazaratin. Çfarë shkoi gabim? Në Qeveri nuk diskutohet fare hashashi?
Ylli Manjani:
Në praninë time nuk është diskutuar asnjëherë. Dje u fol për një strategji për të luftuar hashashin me urdhër të kryeministrit. Dje kemi diskutuar më shumë.
Sokol Balla: Mendoni që Qeveria po e merr me vonesë seriozisht këtë çështje?
Ylli Manjani:
Ka një konsensus të përgjithshëm që fenomeni është përhapur dhe kjo është pozitive.
Sokol Balla: Dmth e pranon edhe kryeministri këtë?
Ylli Manjani:
Projektdokumenti niste më këto fjalë dhe u gëzova që të paktën e pranojmë fenomenin.
Sokol Balla: Ndani shqetësimin e opozitës se paratë e drogës mund të përdoren për blerjen e votës?
Ylli Manjani:
Sa më shpejt të heqim këtë fenomen nga kokat tona aq më mirë do të jetë, sa më vonë aq me keq do të jetë. Lëvizin shuma marramendëse parash, ku nuk do të jetë më askush i zoti që ta bëjë këtë luftë pastaj proporcionale. Ne duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, xhandarmëri e të tjera. Unë jam për rikthimin e xhandarmërisë për të kontrolluar territorin.
Sokol Balla: Po thoni që droga është fenomen kërcënues për sigurinë kombëtare?
Ylli Manjani:
Absolutisht që po! Situata, nëse ne nuk ndërhyjmë, siguria është shumë herë më e rrezikuar se gjithë fenomenet e tjera.
Sokol Balla: Megjithatë ju morët masa lehtësuese për përdoruresit dhe kultivuesit e vegjël, se kemi parë shpërndarës e kultivues të vegjël të dënuar ndërkohë që Klement Balili është i lirë, nuk mendoni se është padrejtësi.
Ylli Manjani:
Ka plot padrejtësi të tilla. Një kryetar bashkie që është në burg tek Krimet e Rënda, se i kërkoi një vajze diçka dhe kemi dhe kryetar bashkie që kanë shit femra dhe janë në detyrë.
Sokol Balla: Po thoni për Elvis Rroshin?
Ylli Manjani:
Unë bëra një përgjithësim, nuk merrem më çështje konkrete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/