SKANDAL/ E paparë dhe e padëgjuar, Hipoteka nuk di “të përkthejë” vendimin...

SKANDAL/ E paparë dhe e padëgjuar, Hipoteka nuk di “të përkthejë” vendimin e gjykatës

103
0
Shares

Në hipotekën e Pogradecit, pavarësisht se mund të kesh një pronë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, madje të jenë depozituar edhe vendimet e gjykatës, ndodh që certifikata e pronësisë t’i jepet një tjetri, pa pasur asnjë dokument, thjesht të bëjë një kërkesë pranë kësaj zyre. Kjo i ka ndodhur pikërisht një emigranti, i cili është paraqitur pranë ZVRPP-së në Pogradec për të tërhequr certifikatën, por punonjësja i ka thënë se ia ka dhënë gabimisht dikujt tjetër.
Fiks Fare intervistoi emigrantin Sali Cani, i cili shpjegon se dikur ka qenë në gjyq me një familje për pronën, ku ka shtëpinë. Pasi ka fituar të gjitha shkallët e gjyqësorit, në vitin 2006 është pajisur me certifikatë pronësie, ndërkohë që kishte futur dokumentet për legalizim. ZVRPP kishte vënë re se kur i kishin lëshuar certifikatën kishin bërë një gabim, kështu që para se të realizohet legalizimi, ai duhej paraqitur që të dorëzonte certifikatën e parë dhe të merrte atë me ndreqje gabimi.
Në muajin nëntor, emigranti kthehet në Pogradec dhe shkon të marrë certifikatën e re, që do ta dorëzonte te ALUIZNI. Por, punonjësja e hipotekës i thotë që gabimisht i ka dhënë këtë certifikatë një personi tjetër.
Në këto kushte, ai bën kërkesën pranë ZVRPP-së, por thotë se e para nuk u mor parasysh, kështu që bëri një të dytë më 14 dhjetor 2016 dhe më 29 dhjetor duhej të merrte certifikatën e pronësisë të rregullt. Ai shpjegon se pavarësisht se në dosje ndodheshin të gjithë vendimet e gjykatës, specialistja nuk i ka vënë re dhe ia ka dhënë certifikatën kundërshtares së tij që nuk ka dokumente.
Pas ankesës së qytetarit, ne shkuam në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec për t’u interesuar sesi së pari është lëshuar një certifikatë gabim dhe a merren masa në këto raste dhe së dyti kur do i jepet zgjidhje qytetarit.
Gjatë bisedës me Regjistruesin e ZVRPP-së në Pogradec, Nexhip Shkullaku, ai e pranon se është bërë gabim, por sipas tij ka qenë pa dashje.
“Jo se janë të qëllimshme, çfarë i ka ndodhur qytetarit. Që atë ditë unë i kam bërë njoftim qytetarit për të sjellë certifikatën, duke konstatuar atë gabim”, thotë ai gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare.
Madje, ai na premton se brenda afatit të vendosur, pra 29 dhjetor do të jepet certifikata.
Kurse gjatë bisedës me specialisten Paola Pupa, e cila ka lëshuar certifikatën për kundërshtaren e qytetarit, ajo nuk di të japë përgjigje se në çfarë dokumentesh është bazuar për të lëshuar këtë certifikatë. Specialistja hap dosjen dhe nuk di të kthejë një përgjigje.
Por, qytetari u paraqit sërish më datë 29 dhjetor në ZVRPP-së në Pogradec, por certifikata e pronësisë së tij nuk kishte dalë. Kështu, ne shkuam dhe pyetëm përse nuk është bërë certifikata e pronësisë brenda kohës së caktuar.
Specialisti i ZVRPP-së Pogradec thotë se fajin e ka sistemi. Sipas tij, duhet pritur një muaj që pala kundërshtare të kthejë certifikatën e pronësisë që i është lëshuar gabim. Nëse ajo nuk e dorëzon, atëherë nxirret certifikata e re për qytetarin.
Ndërsa drejtori i hipotekës së Pogradecit pranon se është bërë gabim dhe që nuk janë paraqitur dokumentet origjinale.
“E kuptoj që është bërë gabim, do marrim masa dhe do kërkojmë ndjekjen e çështjes pranë organeve kompetente”.
Gazetari e pyet nëse pronat janë të sigurta, kur nuk tërheq certifikatën e sigurisë, ndërkohë që ai përgjigjet se pronat i mbron ligji.

Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, reagon ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani


manjani8Menjëherë pas rastit të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks Fare, ku hipoteka e Pogradecit i jep pronën humbësit të gjyqit, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Që nesër fillon inspektimi i rastit! Qëllimi është zgjidhja e problemit ndaj qytetarit dhe ndëshkimi i përgjegjësve. Do t’u njoftojmë konkluzionet e inspektimit”, tha Manjani.
Ai falenderon Fiks Fare që ka publikuar një rast të tillë.
“Falenderoj Fiks Fare! Siç e kam thënë është vendi i Vettingut për të gjithë!”.
Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY