OPERACIONI/ Në Itali policia bllokon 2 ton drogë shqiptare dhe dy trafikantë,...

OPERACIONI/ Në Itali policia bllokon 2 ton drogë shqiptare dhe dy trafikantë, në Vlorë policia gjen 500 kg drogë në ferra por asnjë “pronar”

58
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane ku u sekuestrua një skaf me rreth 1.9 ton lëndë narkotike kanabis si dhe arrestuan dy skafistë në bord. Në vijim të të njëjtit operacion, policia shqiptare ka sekuestruar rreth 500 kg kanabis të braktisur në ferra, por nuk ka identifikuar e ndaluar asnjë “pronar” të dyshuar të saj.
Skafi me 2 ton kanabis u kap dje në Brindisi.
Sipas medieve italiane, mësohet se në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit Guardia di Financa në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton cannabis sattiva.
Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një italian dhe një shqiptar, D. P., 47 vjeç, Brindizi, Itali dhe B. H., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërkohë, sot rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, kanë konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, me peshë rreth 500 kilogramë.
Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj. Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
skaf-droge

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY