EMRAT/ 2 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, kapet skafi në Brindizi,...

EMRAT/ 2 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, kapet skafi në Brindizi, dy të arrestuar

100
0
Shares

Një sasi prej rreth 2 tonësh kanabis është nisur nga Shqipëria dhe kapurnë brigjet italiane të Pulias. Aksioni është bërë nga Guardia di Finanza (GdF) e Pulias, pas informacioneve të marra nga Shqipëria.

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton kanabis .

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit:

D. P., 47 vjeç, Brindizi, Itali,

B. H., 25 vjeç, banues në Vlorë.

 Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY