Zbardhet dëshmia në Polici e Odise Andreas, burrit të gjyqtares

Zbardhet dëshmia në Polici e Odise Andreas, burrit të gjyqtares

57
0
Shares

Zbardhet dëshmia e odise Andreas në Policinë e Tiranës.
Një ditë pas vetëdorëzimit të tij, oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë marrë dëshminë e tij.
Mësohet se ai ka mohuar akuzat në adresë të tij, duke bërë ët ditur se e vërteta është krejt tjetër.
“Erdha në Shqipëri dhe do ti dal vetes për zot. Ato që janë thënë për mua, kanë qenë të pavërteta. Të vërtetën do ta them unë. Gjatë këtyre muajve kam qenë më tepër në Itali”, mësohet të ketë deklaruar Odise Andrea.
Odise Andrea u arratis rreth 7 muaj më parë drejt Italisë me anije, në momentin që do ndalohej nga policia.
Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit, e cila gjykohej nga bashkëshortja e tij Majlinda Andrea në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. Ndërsa vendimi që shkoi në favor të palës që paguar shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë. Për dosjen janë arrestuar edhe shtetasit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY