Tiranë, ana tjetër e ngricave, ja sa pacientë në ditë paraqiten me...

Tiranë, ana tjetër e ngricave, ja sa pacientë në ditë paraqiten me fraktura në spital

80
0
Shares

Moti i pazakontë ka krijuar këtë situatë të rrezikshme në mjaft akse në kryeqytet.
Mesatarisht në spitalin e Truamës paraqiten ditët e fundit 4 pacientë të cilët kanë fraktura kryesisht në gjymtyrë për shkak të rrëshqitjes duke kaluar në segmente të tillë problematikë.
“4 ditët e fundit kemi vënë re që 3-4  të sëmurë kanë ardhur si pasojë e rrëshqitjes në akull. Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos nxitojnë dhe të evitojnë akullin”, shprehet shefi i ortopedisë në Traumatologji Artan Distafa.
Ai tregon se në disa rastet, këto trauma shkojnë deri në ndërhyrje kirurgjikale.
Në Tiranë termometri mëngjesin e së martës shënoi vlerën minimale – 4 gradë celcius. Meteorologët kanë parashikuar edhe për ditët në vijim temperatura me vlera negative ndaj qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes dhe rekomandohet të shmangin akse problematike nga ngricat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY