Lushnje, vdekja e rojës nga të ftohtit, i biri tregon si e...

Lushnje, vdekja e rojës nga të ftohtit, i biri tregon si e gjeti babanë të ngrirë

61
0
Shares

Një 52-vjeçar ka vdekur, duke e çuar në 3 numrin e viktimave në ditët e fundit si pasojë e temperaturave të ulëta.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës midis të dielës e të hënës në Golem të Lushnjës. Sipas të dhënave të Policisë, viktima është shtetasi Bashkim Çepa, i cili punonte si rojë në një pallat.
Për t’u bërë ballë temperaturave që shënonin disa gradë nën zero, ai ka ndezur në një ambient të mbyllur në katin e parë të pallatit një zjarr për t’u ngrohur.
Por si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje, shkaktuar jo vetëm nga acari por edhe nga tymi i zjarrit, ai ka pasur probleme me zemrën.
Për shkak se ai vuante prej 4 vitesh nga problemet e zemrës, asfiksia e tymit ka qenë vdekjeprurëse.
Në orët e para të mëngjesit, atë e ka kërkuar në telefon i biri dhe babai. Pasi nuk u është përgjigjur, ata i kanë shkuar në vendin ku bënte roje. Aty i biri e ka gjetur të atin gati pa ndjenja dhe thuajse të ngrirë.
Ai e ka çuar menjëherë në spital, por mjekët kanë konstatuar se 52-vjeçari nuk kishte shenja jete.
Për ngjarjen është sinjalizuar edhe Policia e Lushnjës, e cila mbërriti në vend dhe nisi hetimet. Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Bashkim Çepa ishte baba i tre fëmijëve. Prej tri vitesh punonte si roje në një pallat në Golem. Edhe më herët për të mbajtur familjen ka punuar si roje në parkingje të ndryshme.
Familja Çepa e kishte të vetmen pagesë me të cilën ushqeheshin anëtarët e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY