Foto Ilustruese
Një tjetër grabitje banke ka ndodhur në orët e para të ditës, ndërsa persona të paidentifikuar kanë thyer dhe kanë marrë miliona lekë nga bankomati në Berat.
Burime nga Policia Vendore kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër të Beratit. Sipas policisë, rreth orës 03:35, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, është vjedhur me thyerje bankomati i një banke private, ku mësohet se janë marrë një sasi e madhe lekësh.
Pas njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Nga ana e saj është duke u punuar për përcaktimin e shumës së grabitur si dhe identifikimin e kapjen e personave që kanë bërë vjedhjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/