MOTI/ Parashikimi, a do të ikë moti i acartë këtë javë?!

MOTI/ Parashikimi, a do të ikë moti i acartë këtë javë?!

65
0
Shares

Edhe kjo javë do të jetë e ftohtë dhe temperaturat do të jenë minus, por gjithsesi do të ketë rritje. Sipas parashikimit të Meteoalb, temperaturat do të pësojnë rritje duke filluar nga dita e premte dhe fundjavën që vjen, por në zonat malore sërish do të jenë me minus 5 gradë celsius.
Parashikimi:
Temperaturat e ajrit kane vijuar të ulëta edhe gjate fillimit te kësaj jave ku termometri shënoi ne peshkopi -18 grade C. Po ashtu temperatura te ulëta ka pasur ne bregdet dhe zonat e ulëta nga -6 ne -9 grade C.
Parashikohet qe deri te premten të ketë rritje te lehte te temperaturave por dita e premte si edhe fundjava do te sjellin rritje me te ndjeshme te tyre duke bere qe bregdeti dhe zonat e ulëta të kalojnë në vlera pozitive ndërsa deri në -4 apo -5 gradë C do te jene zonat malore.
Për sa i përket reshjeve dita e marte dhe e mërkurë sjell reshje te pakta ne verilindje dhe juglindje ndërsa dita e premte si edhe fundjava do te jene me shira ne ultësirën perëndimore si edhe reshje dëborë ne zonat lindore. Temperaturat e ajrit do te rriten ndjeshëm vetëm të premten dhe në fundjavë.
“Ditën e martë dhe ditën e mërkurë masat e ftohta arktike do marrin sërish një impuls, duke sjellë reshje bore në jug dhe jug-lindje të vendit, me intensitet të ulët. Ndërsa ditën e premte pritet të afrohen rrymat ajrore perëndimore të cilat janë më të ngrohta dhe do të sjellin reshje shiu më të vrullshme në ultësirën perëndimore në orët e mbrëmjes dhe reshje bore në zonat malore. Kjo situatë do sjellë edhe një rritje të ndjeshme të temperaturave, e cila do të shkaktojë shkrirje të borës dhe prurje ujore në grykëderdhjen e lumenjve, veçanërisht në Drin, Mat dhe Vjosë, që do pësojnë rritje të nivelit të tyre fundjavën e ardhshme”, thotë meteorologjia e Top Channel Rezarta Xhakollari.
Qarqet e Lezhës dhe Shkodrës janë më të rrezikuara nga përmbytjet, ndaj dhe vëmendja është fokusuar në to për pastrimin e kanaleve dhe digave me ekskavatorë, të cilët do të jenë në gatishmëri të plotë.
bora ne rruge

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY