Vetëdorëzohet në polici pas 7 muajsh arratie bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Ish- punonjësi i Kuvnedit, Odhise Andrea u vetëdorëzua sot në policinë e Tiranës.
Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Në momentin e ndalimit çifti u arratis nga vendi, por sot me sa duket Odhise Andrea ka vendosur të vetëdorëzohet, ndërsa ende nuk dihen arsyet
Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive.
Ndërsa vendimi që shkoi në favor të palës që paguar shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë.
Për dosjen janë arrestuar edhe shtetasit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/