Kokëdhima sfidon Ramën dhe Ruçin: “Hapni kutitë”, më tregoni dokumentet për shkarkimin...

Kokëdhima sfidon Ramën dhe Ruçin: “Hapni kutitë”, më tregoni dokumentet për shkarkimin tim

76
0
Shares

Gati dy javë pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së për ta shkarkuar nga posti i Sekretarit të PS-së për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, por edhe përjashtimin nga Asambleja, ish-deputeti Koço Kokëdhima iu drejtua selisë së PS-së, duke kërkuar dokumentacionin ligjor dhe juridik ku është mbështetur përjashtimi i tij nga strukturat organizative të PS-së.
Shkresa  e Kokëdhimës është nisur në selinë e PS-së që në datën 5 janar 2017 dhe quhet “Kërkesë për disponim dokumentesh” dhe u drejtohet kreut të PS-së Edi Rama, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi.
Në kërkesën e tij Kokëdhima kërkon që të njihet me vendimi i Kryesisë së Partisë Socialiste të datës 6 dhjetor 2016, për t’i propozuar Asamblesë Kombëtare, shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin; mocionin e mosbesimit të paraqitur nga Taulant Balla, për shkarkimin e tij nga funksioni i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin; dokumentet që i janë paraqitur Asamblesë Kombëtare, mbi bazën e së cilave, është vendosur shkarkimi i tij nga anëtar i Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste, Procesverbalin e seancës së mbajtur për shkarkimin nga anëtar i Asamblesë Kombëtare si dhe një kopje të Statutit mbi të cilin është mbështetur mocioni i paraqitur dhe vendimi i Asamblesë Kombëtare për shkarkimin tim.

Kokëdhima: Vendimi, i gabuar dhe i paligjshëm


koco kokedhima, fjalim asambleDitën që Kokëdhima u shkarkua nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS, më 23 dhjetor 2016, ai akuzoi drejtuesit e PS-së për lojë të ulët politike për ta eliminuar politikisht, duke akuzuar drejtpërdrejt, përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin. Asambleja, pas vendimit për shkarkim, shtoi edhe një pikë tjetër që nuk ishte në rendin e ditës, atë të përjashtimit si anëtar.
Kokëdhima, në prononcimet e shumta pa asaj që e cilësoi si ngjarje të turpshme për PS-në, është shprehur se këto vendime janë të gabuara, por edhe të paligjshme, sepse nuk janë mbështetur në statutin e PS-së, e cila ka tre statute, por asnjë të ligjshëm.
“Do ta ankimoj vendimin e Asamblesë së PS-së”, deklaroi Kokëdhima gjatë bisedës me Muç Nanon në emisionin “Zululand” më 27 dhjetor 2016, duke nënkuptuar se do të vazhdojë luftën brenda partisë për demokratizimin e saj.
Ashtu si përherë Kokëdhima nuk pranoi të përdorë sulmet persanale ndaj Ramës, pas shkarkimit nga posti i sekretarit dhe përjashtimi nga Asambleja, duke deklaruar se: “Edi Rama nuk është armiku im; nuk ka për të qenë kurrë armiku im,  mirëpo me këtë që bëri, ai turpëroi veten, nuk më turpëroi mua”.
Sipas Kokëdhimës në PS ka dy parti, një parti në bazë e një parti në forumet drejtuese.
“Mua më kanë përjashtuar nga partia e forumeve, por unë jam në partinë e bazës”, u shpreh ai.
Edhe gjatë bisedës në emisionin “Fakt”, pak ditë më parë, Kokëdhima deklaroi se, “Unë nuk jam i përjashtuar nga PS. Jam shkarkuar nga anëtar i Asamblesë. Unë mendoj se do ta rivendos këtë të drejtë sepse është një vendim i gabuar, absolutisht në kundërshtim dhe në dëm të PS. Është një vendim i paligjshëm dhe besoj se do të anulohet. Atë do ta anulojnë ose Komisioni i Garancive Statuore të PS ose Gjykata e Shqipërisë”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY