Natë e ftohtë sonte për 5 të arrestuar që do të qëdnrojnë në qelitë e ftohta të policisë së Tiranës. Policia arrestoi të rinjte ndërsa po shisnin lëndë narkotike në afërsi të qytetit Studenti.
Më datë 07.01.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
– Dorian Rapushaj , 21 vjeç, banues në Tiranë
– Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë
– Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë
– Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
• 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.
• Dy telefona të markës Iphone 4.
• Disa qese farmaceutike të tejdukshme.
• Një automjet i tipit “Opel” në pronësi të shtetasit Marin Tona.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/