Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi u kap më një sasi prej 44 kilogramë kanabis sativa.
Polica thotë se: Në pranga u vu Refik Gjoka, 28 vjeç, pasi gjatë një kontrolli në automjetin tip “Opel” i’u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, i’u gjet edhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva e ndarë në 13 thasë dhe qese plasmasi. Gjithësej rreth 44 kilogramë Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:
- Një automjeti tip “Opel”
- 44 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/