Qeveria dhe opozita ne Tirane kane pershendetur marreveshjen e forcave politike shqiptare ne Maqedoni.
Partia Demokratike përshëndeti deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend, thuhet ne deklarate.
Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qendrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo ndodhet.
Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë akt përbashkues, garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan.
Edhe kryeministri Rama e ka përshëndetur marrëveshjen duke e konsideruar atë si një hap historic.
“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”, shkruna Rama në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/