SKANDALI/Kompanitë e pastrimit bllokojnë Shqipërinë, situata deri në orën 21:00

SKANDALI/Kompanitë e pastrimit bllokojnë Shqipërinë, situata deri në orën 21:00

133
0
Shares
Foto Arkiv

Emergjencat civile njoftojnë se temperaturat nën zero dhe dëbora e rënë kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor, sidomos në akset që lidhin zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me probleme të furnizimit me energji elektrike.

Pavarësisht se nuk e thonë fakti se situata ka ndryshuar shumë pak gjatë ditës, tregon se firmat pastruese vijojnë të mos hedhin kripe në të gjitha rrugët e mbushura nga akulli dhe bora ndërkohë që bashkitë nuk kanë ndërmend të hedhin kripe në rrugët e qyteteve.

Qeveria duhet te publikoje listen e kompanive qe kane fituar tenderat dhe te bllokoje ne te ardhmen pjesemarrjen e tyre ne tendera me fonde publike.

Në 12 orët në vazhdim pritet që të ketë ulje të mëtejshme të temperaturave të ajrit sidomos në zonat malore.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata në akset rrugore në të gjithë vendin, deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Rrugën e Kombit po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli.

Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Akset rurale të njësive administrative: Grykë Çajë, Kalis, Arrën, Surroj, Topojan Shishtavec, vijojnë të jenë të bllokuara.

Akset rurale të njësisë administrative Gjinaj, Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës.

Në disa fshatra të njësive administrative, Lekbibaj, Gjinaj, Grykë Çajë, Arrën, Kalis, Bushtricë ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

QARKU DIBËR

Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli-Peshkopi, njësia administrative Maqellarë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.

Aksi rrugor Peshkopi -Lurë, vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me një fadromë për hapjen e saj.

Aksi rrugor Peshkopi –Selishtë është i kalueshëm me zinxhirë. Pas një pune intensive është bërë e mundur hapja e këtij aksi rrugor.

Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

QARKU SHKODËR

Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore-Theth është i bllokuar pasi trashësia e borës ka arritur 1 metër. Po punohet me 4 fadroma për hapjen e këtij aksi rrugor.

Aksi rrugor Shkodër- Bregu Lumit është i bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor.

Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult vazhdon të jetë problem mungesa e energjisë elektrike.

Aksi rrugor Qaf Mali-Fierzë është i bllokuar. Trashësia e dëborës është 1.2 metër. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë për hapjen e aksit rrugor.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti -Qelëz, është i bllokuar. Trashësia e dëborës në Qafë Shari është rreth 70 cm. Po punojnë 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor.

Aksi rrugor Fush Arrëz – Qafë Shllak, është i qarkullueshëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës është 1 m.

Po punojnë 2 fadroma në këtë aks rrugor.

Aksi rrugor Qafë Çelë – Pukë-Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë.

Po punojnë 4 borëpastruese dhe 1 fadromë në këtë aks rrugor.

Aksi rrugor Hadroi – Qafë Benë, i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Si shkak i motit me erë të fortë ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike në bashkinë Pukë dhe në disa fshatra të Njësive Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan.

Segmenti rrugor Bogë – Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëborë.

Po punojnë tre fadroma nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes për hapjen e akseve rrugore në bashkinë Malësi e Madhe.

Segmenti rrugor Shllak- Temal vazhdon të jetë i bllokuar.

QARKU LEZHË

Aksi rrugor Kallmet-Ungrej, është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Rrëshen- Tuneli i Kalimashit është i kalueshëm me zinxhirë. Firma kontraktore po punon me 7 borëpastruese për të siguruar kalueshmërinë në rrugë.

Aksi rrugor Rrëshen – Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave. Firma kontraktore po punon me fadroma për të mbajtur të hapur rrugën.

Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, dhe Selitë janë bllokuar nga dëbora e cila ka arritur trashësinë 35-100 cm. Firmat kontraktore janë duke punuar, por ka vështirësi për shkak të ngricave.

Në njësitë administrative Fan, Orosh dhe Selitë ka mungesë të energjisë elektrike.

Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në akset rrugore.

QARKU ELBASAN

Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë pas një pune intensive është bërë i kalueshëm me zinxhirë. Në Njësinë Administrative Stëblevë është rikthyer në normalitet furnizimi me energji elektrike.

Në Njësitë administrative: Kodovjat dhe Skënderbegas të bashkisë Gramsh pas një pune nga grupet e OSHEE është rikthyer energjia elektrike.

Situata është drejt normalitetit.

QARKU KORÇË

Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec-Lin i cili është i qarkullueshëm me zinxhir.

Nuk raportohen probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY