Rama mbledh kordinatorët dhe sekretarët e PS tek vila qeveritare në Durrës

Rama mbledh kordinatorët dhe sekretarët e PS tek vila qeveritare në Durrës

90
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit kryesorë të strukturave të PS në rrethe për të nisur hartimine strategjisë së zgjedhjeve të 18 qershorit. Mbledhja është zhvilluar ne ambientet e viles qeveritare ne Durrës. Pjesëmarrës kanë qenë 12 të deleguarit në qarqe si edhe sekretaret e PS.

Ky është takimi i parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve parlamentare. PS hyn në këto zgjedhje me partinë të përcarë pas daljes prejsaj të deputetit Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga LSI lidhur me vijimin e koalicionit të 1 prillit të vitit 2013.

Prej disa javësh ish-deputeti socialist Koco Kokëdhima po përpiqet të krijojë një rrymë brenda PS që për momentin nuk shkon në mbështetje të Edi Ramës. Mijëra socialistë ndjehen të papërfaqësuar për shkak se ish stafi i Ramës te Bashkia e Tiranës ka përfituar të gjitha postet qeveritare dhe zyrat më të rëndësishme të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY