Një proces gjyqësor ndaj Tom Doshit që pritej të përfundonte shumë më shpejt do të rikthehet në Gjykatën e Lartë.
Cështja do të nisë më 6 shkurt 2017 ndërsa bashkë me Doshin do të gjykohen edhe Mark Frroku e Durim Bani.
Ata akuzohen për kallëzim të rremë nga prokuroria e përgjithshme ndërsa prej më shumë se 6 muaj procesi ndaj tyre u ndërpre për kompetencë. Cështja lidhet me akuzën e tyre se Ilir Meta po përgadiste atentat ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi.
Akuza për atentat u ngrit fillimisht nga Tom Doshi mbështetur mbi dëshmitë e Durim Banit që më pas u rrëzuan po nga vetë Bani.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kërkoi nga kushtetuesja për të vlerësuar nëse mund të gjykoheshin të tre bashkë Doshi, Frroku e Bami apo duhej që ky gjykim të veçohej për Frrokun e Bamin pasi ata nuk gëzojnë statusin e personit që gjykohet nga Gjykata e lartë.
Më 5 nëntor Kushtetuesja vendosi që ky gjykim të vazhdoj pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa pritet të vendoset nëse kjo akuzë ndaj tre të pandehurve do të pushohet apo jo prej amnistisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/