Një person humbi jetën në Durrës sot si rezultat i të ftohtit.
Ai quhet Arben Sulp, 38-vjeç, i pastrehë që qëndronte më së shumti në lagjen nr. 17 të qytetit.
Banorët e zonës e njihnin vetëm me emrin Beni. Ai është gjetur sot në mëngjes nga banorët i pajetë.
Deklarata:
Më datë 07.01.2017, rreth orës 07:30, në lagjen Nr.17, është gjetur i vdekur shtetasi Arben Sulo 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar ne listën e personave pa banesë, shtetasi i mësipërm është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet.
Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/