Odisea e një gruaje shtatzënë, nga Dibra i bie në Maqedoni, në...

Odisea e një gruaje shtatzënë, nga Dibra i bie në Maqedoni, në Qafë Thanë, për të mbërritur në Tiranë

142
0
Shares

“Zbardhet” shkaku i vërtetë i bllokimit të aksit rrugor Maqellarë – Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”.
Sipas burimeve të Policisë, mësohet se në aksin rrugorë Maqellarë – Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”, një borë-pastruese, duke pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal, duke bërë kështu bllokimin e këtij aksi rrugor. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, të strukturave të pushtetit vendor si dhe të Drejtorisë së Rrugëve, me ndihmën e fadromave dhe të një borëpastrueseje tjetër, u bë e mundur që pas disa orë pune, të zhbllokohej ky aks rrugor.
Aktualisht është bërë i mundur zhbllokimi i aksit rrugor Maqellarë – Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”. Lëvizja në këtë aks tashmë vijon me zinxhirë.
Mësohet se në vendin e bllokimit do të qëndrojnë punonjësit e policisë si dhe borë-pastruesja, pasi si pasojë e erës së fortë grumbullohet dëborë, duke bërë bllokimin e këtij segmenti.
Gjatë kohës që ishte i bllokuar aksi rrugor, një autoambulancë nga njësia administrative Maqellarë, po transportonte një grua shtatzënë që ishte për lindje drejt Tiranës, por për shkak të rrugës së bllokuar në vendin e quajtur “Maranicë”, autoambulanca është kthyer prapa dhe me ndihmën e policisë ka kaluar nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllatë – Dibër e Madhe – Qafë Thanë – Tiranë.
Po gjatë orëve të pasdites, Shërbimet e Policisë i kanë ardhur në ndihmë një tjetër familjeje, ku një grua shtatzënë për lindje, e kanë transportuar drejt Spitalit të Peshkopisë me automjetin e Policisë Kufitare Bllatë, pa asnjë problem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY