Ja situata në Qarkun e Durrësit si rezultat i reshjeve të borës...

Ja situata në Qarkun e Durrësit si rezultat i reshjeve të borës dhe ngricave

73
0
Shares

Në Qarkun e Durrësit, si rezultat i reshjeve të borës të rëna gjatë natës dhe ngricave të filluara gjatë ditës së sotme, ju bëjmë me dije se problematike në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve janë akset rrugore interurbane kryesore dhe rrugët urbane në qytet si më poshtë:

 • Rruga interurbane kryesore Durrës- Tiranë” Mbikalimi i Urës së Dajlanit”;

• Rruga interurbane kryesore Durrës-Tiranë, ” Mbikalimi i  Shkozetit”;

• Rruga interurbane kryesore Durrës-Tiranë, “Mbikalimi i Koxhasit”;

• Rruga interurbane kryesore Tiranë- Durrës, “Mbikalimi i Trenit, Koxhas”;

• Në akset  rrugore Ura e Gjoles- Fushë Krujë; Fushë – Krujë- Krujë dhe Krujë – Qafshtamë vijon puna në hedhjen e kripës, me qëllim normalizimin e lëvizjes së mjeteve.

Punonjësit e Policisë Durrës po bashkëpunojnë me punonjësit e  Bashkisë, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Prefekturën duke marrë masa në hedhjen e kripës dhe skorjes në rrugët urbane në qytet dhe në të gjitha akset  rrugore, me qëllim për të parandaluar incidentet në rrugë.

Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Qarkullimit Rrugor kanë qenë gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë në gadishmëri të përforcuar, në ndihmë të qytetarëve në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të kërkojnë ndihmën e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY