Ja moti në të gjitha zonat problematike në vend

Ja moti në të gjitha zonat problematike në vend

85
0
Shares

Reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Situata është qarkun e Korçës dhe atë të Vlorës është përmirësuar ndjeshëm dhe qarkullimi kryhet normalisht. Vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

•  Rruga e Kombit dhe akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme me  zinxhirë.

•  Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

•         Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj –Arrën vijojnë të jenë të bllokuara.

•         Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, me përjashtim të dy Njësive Administrative, Bicaj dhe Ujmisht.

•         Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të Rrethit Tropojë është duke u transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Për hapjen e rrugës po përdoret një fadromë.

QARKU SHKODËR

•         Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëbore dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.

•         Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore – Theth është i bllokuar.

•         Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.

•         Me kërkesë  të Prefektit të Qarkut Shkodër  dhe me mbështetjen  e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për  Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria  e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.

•         Në fshatin Levosh, Njësia Administrative Iballë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre punëtorë. Po bëhen përpjekje për të siguruar transportimin e tyre për në banesat.

•         Aksi Fushë Arrëz-Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

•         Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë – Qelëz janë të pa kalueshëm dhe  po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.

•         Të bllokuar janë edhe akset rrugore Fushë Arrëz – Iballë dhe aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë ,Qafë Shllak – Kukës pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.

•         Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrëzit.

•         Në Malësi e Madhe segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq)-Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

•         Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.

•         Vështirësi qarkullimi ka në  Urën e Spatharit,  në aksin rrugor Vau Dejës-Shkodër si rezultat i ngricave. Policia  është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë.

QARKU DIBËR

•         Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli –Peshkopi, Njësia Administrative Maqellarë qarkullimi bëhet me vështirësi vetëm me zinxhirë.

•         Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.

QARKU ELBASAN

•         Në qarkun Elbasan, aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i bllokuar dhe po punohet me dy mjete borëpastruese për hapjen e tij.

•         Në Njësinë Administrative Labinot Mal ka tre fshatra pa energji elektrike ndërkohë energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Stëblevë.

QARKU KORÇË

•         Të gjitha akset rrugore janë të hapura. Qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.

QARKU VLORË

•         Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin nga  4 deri në 5 cm. Rruga është e kalueshme pa zinxhir. Ndërkohë firma kontraktore ka marrë masat për hedhjen e kripës në këtë segment rrugor.

•         Në Qafën e Muzinës  ka rënë dëborë e lehtë. Ky segment është i kalueshëm pa zinxhirë. Prezencë të dëborës ka edhe në Bashkinë Himarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY