Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të lenë në burg ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Astrit Kote, për lirimin para kohe nga qelia të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Astrit Kote u arrestua disa javë më parë për shpërdorim detyre pasi në bashkëpunim me juristin e këtij burgu, llogaritën gabim kohën që i kishte mbetur për të vuajtur dënimin Lulzim Berisha, duke e liruara përpara kohe.
Në bazë të shqyrtimit të dosjeve të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se i dënuari Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.
Kote ka deklaruar më herët se nuk ka asnjë lidhje me lirimin e Lul Berishës, pasi sipas tij, numërimi i ditëve të burgut është një procedurë e juristit, Teodor Labi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/