“Është bërë sport kombëtar vetëdenigrimi dhe spekullimi. Të akuzosh nga faqet e facebook-ut dhe mos të ndjekësh nga afër punën e bërë për të ardhur në ndihmë gjithë komunitetit, në limitet e kapaciteteve që disponohen, është dhe e turpshme dhe antikombëtare.
Është shumë e lehtë të shash në grup, pa argument, pa fakt, thjesht për të shprehur pakënaqësinë e paevitueshme nga jeta.
Nuk do çuditem dhe kur të dëgjojë që po pastrohen rrugët dhe po hidhet kripë vetëm atje ku kalojnë simpatizantët e LSI-së 😉
“Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë, Sehirxhinjt akuzojnë” – ka shkruar Emiljano Aleksi, Këshilltari i Kuvendit, Ilir Metës në kundërpërgjigje të deputetit socialist Pjerin Ndreu i cili tha se rrugët në veri nuk po pastrohen mirë. Dihet se ministri i Transporteve vjen nga LSI.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/