Reshjet e dëborës kanë bllokuar të gjithë zonën e Dibrës, duke shkaktuar edhe të bllokuar në rrugë.
Siç bëhet e ditur për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave në minus në rrugë janë bllokuar dhjetëra makina. Sipas të dhënave nga Dibra, në zonën e Qafës së Ulzës janë bllokuar dhjetëra makina si pasojë e dëborës dhe temperaturave që kanë shkuar deri në -7 gradë celcius.
Personat e sëmurë mësohet se janë dërguar në spitalin e Burrelit.
Pastrimi i rrugëve sipas firmave është i vështirë, kjo dhe për shkak të makinave që janë bllokuar nëpër rrugë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/