Bllokohen dhjetra njësi administrative në Kukës, bora arrin në 1 metër

Bllokohen dhjetra njësi administrative në Kukës, bora arrin në 1 metër

112
0
Shares

Mijëra banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës kanë mbetur të izoluar si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë rënë gjatë gjithë natës së shkuar.

Siç raporton Shtabi i Emergjencave Civile në Prefektuurën e Kukësit, të bllokuara janë Njësitë Administrative: Grykë-Çajë,Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec e Malzi.

Ndërkohë që shumë fshatra të tjerë janë izoluar në bashkitë Has e Tropojë.

Po sipas këtij institucioni, Kukësi dhe Hasi janë tërësisht në errësirë pasi një defekt ka këputur fiderat e transmetimit të rrymës.

Lidhur me qarkullimin në akset rrugore, drejtuesit e automjeteve mund të lëvizin vetëm me zinxhirë ndërkohë që në zonat e thella malore trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër, në Valbonë.

Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës –Zapod e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm.   Punojnë 2 borëpastruese,1 fadromë.

F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm.Po punojë 2 borëpastruese e 1 eskavator.

Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në Q.Tobli.Punojnë 4 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm.
Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e qarkullueshme me zinxhirë.  Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë .  Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese.

B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë.Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Firmat kontraktore kanë punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike. Nuk është raportuar për problematika të vecanta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY