Kreu i PD-së e ka cilësuar sonte arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, si një tjetër pabesi serbe ndaj heroit të Kosovës.
Në një reagim, tjetër, sonte për këtë ngjarje, Basha ka bërë të ditur se ka pasur një telefonatë me Anitën, bashkëshorten e Ramushit, prej së cilës është vënë në dijeni, se ai është plot kurajë.
Nga ana tjetër, Basha ju ka bërë apel dy qeverive, të Kosovës e Shqipërisë, që “t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhër-arresteve ndërkombëtarë të Serbisë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviçit”.
Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha
Sonte në mbrëmje bisedova me Anita Haradinajn, bashkëshorten e Ramushit. I shpreha shqetësimin dhe revoltën time për këtë goditje tjetër të pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës dhe mbështetjen time të plotë personale dhe politike. Jam i bindur se sot të gjithë shqiptarët janë me Ramush Haradinajn, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake.
Anita më tha se Ramushi është plot kurajë, dhe mbi të gjitha me besim se asgjë nuk mund të frenojë përparimin e Kosovës.
I bëj thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhër-arresteve ndërkombëtarë të Serbisë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviçit.
Ndersa Rama duhet të kuptojë më në fund se dorëzimi i tij para qeverisë serbe pa kushte dhe pa asnjë dobi për shqiptarët duhet të marrë fund.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/